Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ku zhvilluan protestën e tyre, demokratët dhe deputetët e Partisë Demokratike janë nisur drejt Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar tubimit të studentëve.
Mbështetësit e opozitës, së bashku me përfaqësuesit e grupit parlamentar të PD-së, janë zhvendosur në drejtim të Ministrisë, aty ku studentët janë mbledhur për të vijuar protestën kundër qeverisë.
Protesta e sotme ka bashkuar në një tubim të përbashkët studentët, qytetarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët po kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.













