Aktualitet

Aksident në “Luginën e Drinit të Zi”/ Automjeti del nga rruga, plagosen dy persona

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:50 në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Sipas njoftimit paraprak, automjeti drejtohej nga një 66-vjeçar me inicialet K. V., ndërsa në të udhëtonte edhe një 21-vjeçar, me inicialet I. V.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.