Në një prononcim për Syri TV, protestuesja u shpreh se kërkesa e studentëve dhe qytetarëve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ajo theksoi se të rinjtë kërkojnë një të ardhme më të mirë në vendin e tyre dhe përfaqësim të drejtë përmes votës.
E pyetur mbi pretendimet për financimin e protestës, ajo hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se studentët e kanë zhvilluar protestën në mënyrë paqësore dhe se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.
“Këta të rinj nuk janë të financuar, ata nuk kanë çfarë të humbin më”, u shpreh ajo për Syri TV.
Fjala e saj:
Kjo protestë, ashtu siç ka nisur, ka si synim dorëheqjen e Edi Ramës dhe mundësinë që qytetarëve shqiptarë, të rinjve shqiptarë, t'u plotësohen kërkesat, sidomos studentëve, pasi kjo protestë është thirrur nga studentët për dorëheqjen e Edi Ramës dhe që ata të kenë një jetë më të mirë në vendin e tyre.
Por, pas dorëheqjes së Edi Ramës, synimi është që në Shqipëri të mundësohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku çdo votë të numërohet dhe të mos keqmanipulohet.
Dorëheqja e Edi Ramës dhe mundësia e zgjedhjeve të lira, që çdo qytetar që është sot në protestë të ketë mundësi që dëshira e tij dhe kërkesa për t'u ndier i përfaqësuar të realizohen ashtu siç duhet dhe siç duhet të ndodhë në një shtet demokratik.
Unë mendoj se asnjë lloj financimi, aq më tepër kriminal, nuk mund të bëjë atë që kanë bërë studentët. Po ta marrim nga dinamika e protestës, që nga protesta paqësore deri më sot, këta studentë e zhvilluan protestën në mënyrë paqësore për 140 ditë. Kërkesat e tyre nuk u plotësuan. Në momentin që protesta arriti në të dhunshmen, pasi ishte pika e fundit, në këtë aspekt të rinjtë nuk janë të financuar, ata nuk kanë çfarë të humbin më.
© SYRI.net
VIDEO/ Noka: Sot ka vetëm një mesazh, Edi Rama largohu, nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë
Pano: Opozita në një front me studentët, largimi i Ramës dhe qeveria tranzitore janë objektivi ynë
Nëkryetari i FRPD-së: Kjo është protesta më e bukur e 30 viteve të fundit. Studentët nuk ikin nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës