Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, foli për mediat përpara kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në protestë kombëtare.
Noka deklaroi se sot ka vetëm një mesazh.
Sipas tij, shqiptarët kërkojnë largimin e Edi Ramës.
“Të gjithë shqiptarët kanë vetëm një mesazh dhe ne si demokratë e përcjellim sot këtu, studentët që janë atje.
Ka vetëm një mesazh: Edi Rama largohu, ti nuk mund ta mbash pushtetin me dhunë.
Askush nuk të do më, askush nuk të mbështet më.
Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë dhe ti e di secili është fundi.
Ndaj edhe kjo është motoja mbi bazën e të cilës është thirrur kjo protestë e dytë kombëtare e PD, për të qenë në sinkron të studentëve, për t’i mbështetur studentët.
Kërkesat e tyre duhet të respektohen, zëri i tyre duhet të dëgjohet.
PD ka qenë dhe është dhe do të vazhdojë t’i mbështesë kërkesat e studentëve dhe studentët në protestën e tyre.
Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta do të vijojë tek studentët atje tek sheshi ku ata nisën betejën,” tha Noka.
© SYRI.net
Pano: Opozita në një front me studentët, largimi i Ramës dhe qeveria tranzitore janë objektivi ynë
Nëkryetari i FRPD-së: Kjo është protesta më e bukur e 30 viteve të fundit. Studentët nuk ikin nga sheshi pa dorëheqjen e Ramës
I riu flet për SYRI TV: Forumi rinor i PD ka qenë vazhdimisht në protestë, revolta do arrijë qëllimin e saj