Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do t’u bashkohen studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit.
Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetët kanë nisur tashmë marshimin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku prej 19 ditësh vijon protesta e studentëve kundër qeverisë Rama.
Pranë Ministrisë së Arsimit, janë vendosur edhe forca të shumta policie.
