Nga Boldnews.al
Numri dy i partisë në pushtet, Blendi Klosi, disa herë shprehu bindje, deri në kërcënim publik se selinë e partisë do e mbrojë me militantë të pajisur me hunj, shkopa bejsbolli dhe mjete të tjera të forta.
Ai jo vetëm justifikoi përlasjen mes “grupit të zjarrit” të PS-së dhe protestuesve por shkoi më tej duke deklaruar se kur ndodhi ngjarja ai ishte aty.
“E mbrojtëm Partinë Socialiste me njerëzit tanë me shkopa (shënim: bishta lopatash, shkopa bejzbolli dhe gurë), sepse nuk kishim çtë bënim tjetër”.
Ky ishte qëndrimi në mbrojtje të personave të maskuar, të cilët nuk pritën të mbërrinte policia, por vepruan vetë duke iu kundërvënë me mjete të forta protestusve.
Mjafton dhe tepron deri në derdhje që Prokuroria Speciale të nisë menjëherë procedim penal për Klosin duke iu referuar neneve 223 dhe 265 të Kodit Penal.
Në të parashikohet se thirrja për dhunë, urrejtje dhe përçarje midis grupeve të ndryshme shoqërore përbën vepër penale dhe duke iu referuar neneve përkatëse dënohet me gjobë deri në dhjetë vite heqje lirie.
Numri dy i PS-së nuk është aq i paditur sa të mos e kuptojë që kjo përçarje e frikshme duke përdorur militantë të egër dhe maskuar kundër pjesës tjetër të shoqërisë për akte dhune do i kushtojë shumë, në mos burg klasik, “burgun e turpit”.
Megjithatë diçka më e madhe se kjo e detyron të jetë mbrojtës i dhunës me rrezik serioz të konfliktit civil. Varësia ndaj kryetarit është vetëm njëra anë, pasi varësi të tjera të vesit e kanë bërë dorështrirë ndaj krimit për të ulur “stresin” para makinetave elektronike dyngjyrëshe e kuqe dhe zezë.
Deri më tani specialët e SPAK po qëndojnë si “hunj” para hunjve të egër të Partisë Socialiste.













