“Hiqe dorën!”/ Deputetët e opozitës përplasen me policët në bulevard, Këlliçi: Po i pengoni lëvizjen njerëzve. Qytetari: Mos bëj cubin ore

31/10/2026 12:59

Deputetët e opozitës Belind Këlliçi e Tedi Blushi janë përplasur me policinë në bulevard duke i akuzuar ata se nuk po lejojnë kalimin e qytetarëve.

Në një moment, Blushi përpiqet të shtyjë policët, të cilët nuk e lejojnë të vazhdojë përpara.

Policia: Vazhdoni mbrapa, ikni mbrapa!

Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time!

Policia: Kemi një urdhër.

Tedi Blushi: Ça urdhri?

Qytetarja: Është deputet, mos e prek me dorë! nuk ke të drejtë ta prekësh me dorë!

Qyteari: Ore mos bëj cubin, ore

Edhe mes Këlliçit e policëve ka një përplasje ku deputeti edhe fyen efektivët. Këta të fundit i thonë se ka një perimetër sigurie i cili pengon lëvizjen.

Belind Këlliçi: Hiqe dorën!

Policia: Prit pak!

Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?

Policia: Është perimetri i sigurisë.

Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?

Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.

Top Channel