“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët, militantët e PD-së përgjigjen: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën

31/10/2026 14:08

Protesta përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar me përplasjet mes studentëve dhe militantëve të PD-së.

Të rinjtë kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar simpatizantët demokratë të afrohen më shumë, teksa kërkojnë që deputetët të largohen dhe të qëndrojnë vetëm protestuesit.

Nga ana tjetër, militantët e PD-së kanë vijuar me thirrjet: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “Poshtë komunizmi, poshtë sororsianët”.

Top Channel