Momente diskutimi e tensioni janë shoqëruar në protestën para Ministrisë së Arsimit.
Qytetarë e studentë nuk pranojnë deputetë të PD në protestë.
“Nuk e di përse nuk e kuptojnë që jemi popull, 4 ditët e para Berisha ishte kundër protestës. Dolën 100 mijë veta në shesh doli pro protestës…Këtu nuk jemi për tortë…A nuk e llogarisin dot që se do më populli Berishën dhe as Ramën…Përse Berisha e bllokon opozitën?”, tha një qytetar.
Një tjetër qytetar ka vijuar me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg.
“Sali Berisha nuk e vjedh protestës dot siç e ka vjedhur Shqipërinë bashkë me Edi Ramën…”,- tha një tjetër.














