“PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt”/ Noka pas përplasjeve në protestës: Ata qorristët do e marrin përgjigjen një për një

31/10/2026 14:15

Ndërkohë që në protestë ka përplasje mes studentëve dhe militantëve të PD-së, Flamur Noka ka reaguar për mediat.

Ai u shpreh se PD-në nuk e lëviz askush nga protesta, ndërsa akuzoi se thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” vijnë nga mbështetësit e Arlind Qorit.

“Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristat do e marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.

Top Channel