Një grup të rinjsh të maskuar, pas përplasjeve dhe tensioneve mes dy kampeve, kanë vendosur zjarrin ndaj dy koshave me mbeturina para Ministrisë së Arsimit, te Rruga e Durrësit.

Policia ka bërë thirrje për tubim paqësor dhe kundër akteve vandale e të dhunës.

Deri tani nuk ka përplasje fizike mes palëve, ndërsa autobotët dhe forcat janë në gadishmëri.












