Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë ndezur tymuese blu dhe të kuqe, kanë hedhur kapsolla dhe u kanë vënë flakën kartonëve dhe dy koshave të mbeturinave.
Përballë situatës, policia u ka bërë thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme dhe të mos pengojnë qarkullimin. “Mos bllokoni rrugën” dhe “mos ndizni zjarre”, janë thirrjet që efektivët u drejtojnë të pranishmëve.
Ndërkohë, autoboti i ujit ndodhet në gatishmëri pranë zonës, në rast se situata përshkallëzohet.


