Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne

31 Tetor 2026 | 13:49

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë bashkuar në protestë, disa studentë kanë shprehur kundërshtimin e tyre për tu bashkuar.

Mësohet se ky bashkim është shoqëruar fillimisht me një incident, ku dy persona kanë pasur një debat të ashpër. Megjithatë, situata është qetësuar shpejt falë ndërhyrjes së protestuesve të tjerë që ndodheshin në shesh.

Disa studentë kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, duke deklaruar se nuk janë dakord që mbështetësit dhe strukturat e opozitës t’i bashkohen protestës së tyre. Të rinjtë janë dëgjuar të thërrasin në kor: “Opozita jemi ne!”, duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet studentore dhe e pavarur nga partitë politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar. Protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe disa kosha mbeturinash, duke krijuar vatra zjarri në mes të rrugës. Forcat e...
14:18 | 31/10/2026

Nga Kryeministria drejt Ministrisë Arsimit, protestuesit dhe deputetët e PD marshim për t’iu bashkuar studentëve

Protesta e kësaj të shtunë ka marrë një dinamikë tjetër, ndërsa turma e protestuesve ka nisur lëvizjen nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit....
13:25 | 31/10/2026

Policia “blindon” Kryeministrinë, autoboti i ujit qëndron në gatishmëri! Situata e qetë

Kryeministria është blinduar nga forcat e sigurisë, ndërsa autoboti i ujit qëndron në gatishmëri të plotë pranë institucionit në rast të ndonjë përshkallëzimi të situatës....
13:03 | 31/10/2026