Në vitin 2018-të, kryeministri Edi Rama do të deklaronte se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte koka e një grupi armiqësor në PS. Rama shkoi edhe më tej kur kërcënoi se komplotistët do ta pësonin shumë shpejt. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale sjell në kujtesë deklaratën e Edi Ramës dhe zhvillimet që pasuan, fillimisht me arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta, dhe më pas me arrestimin e Erion Veliajt. Të dy ata janë pas hekurave.

Edi Rama: Ka një komplot në PS, koka e këtij komploti është kreytari i bashkisë së Tiranës. Eshtë e qartë tashmë që ai është në krye të këtij komploti. Ka të dhëna që ka edhe një studim shkencor të Monika Kryemadhit për një goditje fatale të qeverisë. Më vjen shumë keq që më kapët gafil por jam i detyruar ta pranoj, por ju siguroj se ky grup armiqësor nuk e ka të gjatë. Erion Veliaj mund të dalë në TV sa të dojë, mund të mbjellë pemë sa të dojë, por një ditë tek ato pemë do të varet si shembull që në këtë parti grupet armiqësore në këtë parti do të vazhdojnë të marrin goditje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb