E shtunë, 31 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Investim për futbollin në Roskovec, Zegjine Çaushi: Po merr formë fusha sportive

Fusha e sportit në Roskovec po merr formë, ndërsa punimet për përmirësimin e saj vijojnë falë investimit të Bashkisë Roskovec në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Lajmi është bërë i ditur nga deputetja e kësaj zone, Zegjine Çaushi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë ecurinë e punimeve dhe rëndësinë që ky investim pritet të ketë për sportin vendas.

Reklamë

Sipas Caushit, projekti synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive, duke i dhënë një mbështetje të rëndësishme edhe ringritjes së ekipit të futbollit “Rrufeja”.

POSTIMI NGA ZEGJINE ÇAUSHI

Reklamë

Mirëmëngjes nga Roskoveci!

Po merr formë fusha e sportit në Roskovec, ku vijojnë punimet falë investimit të Bashkisë Roskovec dhe FSHF.

Një investim i rëndësishëm që do të krijojë kushte më të mira për sportin dhe do të jetë një mbështetje e madhe për ringritjen e ekipit të futbollit “Rrufeja”, duke rikthyer traditën dhe pasionin për futbollin në qytetin tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.