Lajmi i fundit

LIVE/ Opozita dhe studentët në protestë kombëtare, kërkohet dorëheqja e Ramës

PAMJET/ Edi Rama fut Arlind Qorrin për të përçarë protestën me thirrje kundër opozitës

14:29, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Arlind Qorri po shërben si vegël qorre e Edi Ramës për të përçarë protestën studentore duke orientuar thirrje kundër partisë më të madhe opozitare në vend, e cila proteston prej më shumë se 10-të vitesh kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes së Edi Ramës.

Partia Demokratike ka mbështetur edhe revoltën studentore dhe të ashtuquajturin, ‘Revolucioni i Flamingove’ për rreth 5 muaj.

Në të gjitha rastet Arlind Qorri dhe aktivistët e tij marksistë përpiqen të parçajnë protestën, të njëjtën gjë që bën edhe Edi Rama vazhdimisht.

Videot demarkojnë qartë një grup njerëzisht që numërohen me gishtat e dorës të cilët si sot ashtu edhe në çdo protestë tjetër pozicionohen pranë kamerave të medieve dhe gërthasin duke sulmuar opozitën.

Kjo gjë është tashmë e ditur dhe videot e dëshmojnë se gjithçka është në shërbim të Edi Rama, i vetmi njeri sot në Shqopëri i interesuar për përçarjen e protestës studentore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco