Aktualitet

Protestuesit gjuajnë me llastiqe, policia bën paralajmërimin e fundit: Do veprojmë nëse…

Situata është përshkallëzuar në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë përdorur llastiqe kundër efektivëve të policisë.

Uniformat blu u kanë bërë thirrje qytetarëve të protestojnë në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjnë.

Policia po qëndron ne gadishmëri, pranë Ministrisë së Arsimit qëndrojnë dy makina ujëhedhëse.

Ngjarja vjen në vijim të protestës ku të pranishëm kanë qenë studentë dhe simpatizantë të PD-së, të cilët kanë pasur edhe përplasje.