Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga zona pranë Ministrisë së Arsimit dhe janë pozicionuar më në hyrje të Rrugës së Durrësit, në një distancë më të madhe nga protestuesit.
Lëvizja vjen në një moment kur protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe incidente, ndërsa deputetët kanë zgjedhur të qëndrojnë larg turmës për të shmangur përplasjet.
Në mesin e përfaqësuesve të PD-së është edhe deputeti Klevis Balliu, i cili është fotografuar duke mbuluar gojën me dorë teksa komunikon në telefon. Nuk dihet se me kë po zhvillon bisedën.


