Përplasjet mes studentëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë protestës kanë sjellë reagimin e deputetit Flamur Noka. Ai ka deklaruar se PD-ja nuk do të largohet nga sheshi, pavarësisht kundërshtimeve dhe tensioneve të krijuara.
Duke folur për mediat, Noka akuzoi mbështetësit e Arlind Qorit se qëndrojnë pas thirrjeve “Rama në burg, Berisha në burg”. Ai përdori gjuhë fyese ndaj tyre dhe paralajmëroi se do të marrin përgjigje individualisht.
“Këtu Partinë Demokratike nuk e shkul askush nga sheshi, për këtë të jeni të sigurt. Ky është mesazhi. Ata qorristat do e marrin përgjigjen një për një”, deklaroi Noka.


