Tensionet pranë Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit shkulin pllakat e trotuarit, i hedhin në drejtim të policisë

31/10/2026 15:02

Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku disa protestues kanë shkulur pllakat e trotuarit.

Menjëherë, ata kanë nisur t’i hedhin në drejtim të efektivëve të policisë.

Veprimet kanë sjellë përshkallëzim të situatës, ndërsa forcat e rendit vijojnë të jenë të pranishme në zonë.

Top Channel