Kurti paralajmëron masa disiplinore dhe penale ndaj zyrtarëve që neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar përgjegjësi disiplinore dhe penale për të gjithë zyrtarët institucionalë që kanë neglizhuar detyrat e tyre në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Në fjalën e tij në mbledhjen e 64-të të Këshillit të Përgjithshëm, Kurti ka thënë se rasti i Arlindës dëshmon se edhe kur gratë denoncojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje institucionale, ato sërish mund të mbeten pa mbrojtje.
“Vrasja e Arlinda Zejkajt na ka përballur edhe një herë me një të vërtetë të rëndë se një grua mund të ndjekë të gjitha rrugët që i parasheh ligji, të denoncojë dhunën, të kërkojë mbrojtje, madje të paralajmërojë me shkrim se i rrezikohet jeta dhe prapë të përfundojë e vrarë. Arlinda bëri atë që institucionet kërkojnë gratë ta bëjnë kur përballen me dhunë”, ka thënë Kurti.
Ai ka theksuar se do të angazhohen që secili zyrtar që nuk i ka kryer detyrat të mbajë përgjegjësi.
“Me këtë rast, e ritheksoj se do të angazhohemi deri në fund që secili zyrtar përgjegjës që nuk e ka kryer detyrën të japë përgjegjësi, jo vetëm disiplinore, por edhe penale. Secili përgjegjës dhe secila përgjegjësi e secilës hallkë duhet të hetohet. Kushdo që ka neglizhuar punën apo ka bërë shkelje të detyrimeve ligjore duhet të japë përgjegjësi dhe do të përballet me masa disiplinore dhe penale”, ka deklaruar ai.
Kurti ka folur edhe për ndikimin e mendësisë patriarkale në shoqëri, duke thënë se ajo vazhdon ta trajtojë gruan si pronë dhe vendimin e saj për t’u larguar nga një marrëdhënie si cenim të autoritetit mashkullor.
“Kjo mendësi nuk ndryshon vetëm me ligje, ajo kërkon përballje të vazhdueshme në familje, në shkolla, në institucione dhe brenda vetë organizimeve e subjekteve tona politike”, ka thënë ai.
Avokati Ibraj: Autori rrezikon burgim të përjetshëm, bashkëshorti i Arlinda Zekajt mund të dënohet 15 vite burg
Krasniqi: Arlinda Zekaj dokumentoi gjithçka, një rrjet pengoi zbatimin e vendimit të gjykatës
“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”, arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokuroreve
- 15:01 Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)
- 14:43 Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi
- 14:18 Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit
- 14:10 Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin
- 13:49 Tensione para Ministrisë së Arsimit, disa studentë nuk pranojnë bashkimin me deputetët e PD: Opozita jemi ne
- 13:39 Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga