Të dielën, më 1 nëntor, qytetarët do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Për këtë arsye, Zyra rajonale e Avokatit të Popullit në Tetovë do të presë qytetarë nga ora 07:00 deri në 19:00.
Zyra njoftoi se qytetarët mund të paraqesin shkelje të mundshme të së drejtës së votës si në zyrë, ashtu edhe përmes numrit 044 344-082. Avokati i Popullit tha se do të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe do të ndërmarrë masa urgjente.
Të lidhura
None found
Procesi zgjedhor në Bërvenicë do të ndiqet nga 61 vëzhgues, pesë prej të cilëve janë ndërkombëtarë.








