Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

31 Tetor 2026 | 15:15

Banorët e qytetit jugor ukrainas të pushtuar nga Rusia, Olesk, të cilët u evakuuan nga shtëpitë e tyre si pjesë e një armëpushimi të rrallë lokal midis Kievit dhe Moskës, mbërritën sot në Bjellorus , nga ku do të kalojnë në Ukrainë , njoftuan autoritetet në të dy vendet.

“Avioni i katërt dhe i fundit u ul në Gomel, Bjellorusi. Brenda pak orësh, të gjithë qytetarët ukrainas të evakuuar nga Oleski, si dhe delegacioni ukrainas, do të kthehen në territorin ukrainas”, tha deputeti ukrainas David Arakhamia nëpërmjet Telegramit.

Oleski, një qytet i vendosur në vijën e frontit në rajonin jugor të Khersonit , është përballur me një krizë serioze humanitare prej javësh.

Një armëpushim lokal dhe operativ, i negociuar midis Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, u lejoi atyre që dëshironin të largoheshin drejt Ukrainës ose Rusisë.

Banorët e Oleskit, të cilët donin të shkonin në Ukrainë, udhëtuan me autobus përmes gadishullit të Krimesë drejt qytetit rus të Anapës, përpara se të hipnin në një aeroplan për në Bjellorusi. Ata do të vazhdojnë për në Ukrainë nëpërmjet një kalimi kufitar, raportoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.

Rreth 2,000 banorë, nga 24,000 para pushtimit rus, ishin ende në Oleski para operacionit humanitar, sipas vlerësimeve të Kievit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Stamboll të shtunën pas një ftese nga homologu i tij turk, Tayyip Erdogan. Ai u prit në aeroport nga...
14:10 | 31/10/2026

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Një burrë humbi jetën këtë të shtunë pas një sulmi në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë. Burri u gjet me lëndime të rënda të...
13:39 | 31/10/2026

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump pati një moment të pazakontë gjatë një tubimi elektoral në Daytona Beach të Floridës, kur u detyrua të ndërpriste për pak...
12:12 | 31/10/2026