Rojet kufitare të Jordanisë kanë ndaluar një grup prej 14 personash të armatosur, të cilët tentuan të kalonin kufirin drejt veriut të Jordanisë nga Siria.
Sipas një deklarate të ushtrisë jordaneze, grupi tentoi të depërtonte të premten, ndërsa gjatë përpjekjes pati shkëmbim të ashpër zjarri dhe përballje të drejtpërdrejtë me forcat kufitare.
Ushtria bëri të ditur se disa anëtarë të grupit të armatosur mbetën të vrarë, ndërsa pjesa tjetër u detyrua të tërhiqej dhe të kthehej në territorin sirian.