Banorët e qytetit jugor ukrainas të pushtuar nga Rusia, Olesk, të cilët u evakuuan nga shtëpitë e tyre si pjesë e një armëpushimi të rrallë lokal midis Kievit dhe Moskës, mbërritën sot në Bjellorus , nga ku do të kalojnë në Ukrainë , njoftuan autoritetet në të dy vendet.
“Avioni i katërt dhe i fundit u ul në Gomel, Bjellorusi. Brenda pak orësh, të gjithë qytetarët ukrainas të evakuuar nga Oleski, si dhe delegacioni ukrainas, do të kthehen në territorin ukrainas”, tha deputeti ukrainas David Arakhamia nëpërmjet Telegramit.
Oleski, një qytet i vendosur në vijën e frontit në rajonin jugor të Khersonit , është përballur me një krizë serioze humanitare prej javësh.
Një armëpushim lokal dhe operativ, i negociuar midis Kievit dhe Moskës me ndërmjetësimin e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, u lejoi atyre që dëshironin të largoheshin drejt Ukrainës ose Rusisë.
Banorët e Oleskit, të cilët donin të shkonin në Ukrainë, udhëtuan me autobus përmes gadishullit të Krimesë drejt qytetit rus të Anapës, përpara se të hipnin në një aeroplan për në Bjellorusi. Ata do të vazhdojnë për në Ukrainë nëpërmjet një kalimi kufitar, raportoi agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve Belta.
Rreth 2,000 banorë, nga 24,000 para pushtimit rus, ishin ende në Oleski para operacionit humanitar, sipas vlerësimeve të Kievit.
The post Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë











