Vijojnë tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë drejt policisë dhe autobotëve të ujit

31 Tetor 2026 | 15:29

Protesta përballë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish gjatë minutave të fundit, ku janë regjistruar sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Një numër i madh molotovësh janë hedhur nga protestuesit në drejtim të kordonit të policisë. Në shënjestër të goditjeve me lëndë djegëse janë vënë edhe autobotët e ujit, të cilët po përdoren nga forcat e rendit për të shpërndarë turmën.

Edhe pse reshjet e shiut kanë bërë që numri i protestusve të pësojë rënie, një pjesë e të rinjëve kanë refuzuar të largohen, duke vijuar qëndresën dhe përplasjen me efektivët e policisë.

Ndërkohë, në zonë vijon prania e lartë e forcave të rendit për mbajtjen e situatës nën kontroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Kanë nisur tensionet tek Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur ujë kundrejt protestuesve. Autoboti me ujë ka përparuar, duke spostuar një grup protestuesish, të...
15:01 | 31/10/2026

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me kundërshtimin e disa studentëve që PD dhe mbështetësit e saj të bashkohen në...
14:43 | 31/10/2026

Flakadanë dhe flakë, protestuesit ndezin koshat e mbeturinave para Ministrisë së Arsimit

Situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar. Protestuesit kanë ndezur flakadanë dhe disa kosha mbeturinash, duke krijuar vatra zjarri në mes të rrugës. Forcat e...
14:18 | 31/10/2026