Shtëpia jote mund të kthehet në biznes turistik, por jo më pa rregulla. Kushdo që jep apartamentin me qira për disa ditë përmes Airbnb, Booking apo drejtpërdrejt do të duhet ta regjistrojë atë në e-Albania dhe të pajiset me një kod unik. Projektligji i ri për turizmin synon të vendosë nën kontroll një treg që po rritet me shpejtësi.