Vendi
Aksident në aksin Lezhë-Manati, “Benz-i” del nga rruga dhe përmbyset, lëndohet drejtuesi

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra, ku një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit, një i ri, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur fillimisht me disa objekte anësore dhe më pas është përmbysur.
Reklamë
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




