
Studentët vijojnë edhe sot protestën kundër qeverisë, duke shënuar ditën e 19 të tubimeve. Organizimi nisi sërish pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa reshjet e shiut nuk i kanë ndalur protestuesit të dalin në rrugë.
Gjatë tubimit, një pjesë e protestuesve është nisur drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa një tjetër grup pritet të lëvizë drejt Kryeministrisë.
Protesta te Ministria e Arsimit është shoqëruar edhe me tensione. Sipas informacioneve nga vendngjarja, në drejtim të forcave të policisë janë hedhur gurë dhe molotovë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.