Pas disa orësh qëndresë te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

31 Tetor 2026 | 15:53

Pas disa orësh qëndrim te Ministria e Arsimit, mes reshjeve të shiut, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është reduktuar edhe numri i të rinjve, ndërsa një pjesë e tyre vijojnë qëndresën, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre të panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta deri në këto momente është shoqëruar me disa episode tensioni, me djegien e koshave të mbeturinave, hedhjen e gurëve dhe molotovëve në drejtim të policisë, ndërsa nga ana e policisë pati vetëm një moment kur u përdorën autobotët ujëhedhës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijojnë tensionet te Ministria e Arsimit, protestuesit hedhin molotovë drejt policisë dhe autobotëve të ujit

Protesta përballë godinës së Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish gjatë minutave të fundit, ku janë regjistruar sërish tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë....
15:29 | 31/10/2026

Tensione te Ministria e Arsimit! Protestuesit qëllojnë me gurë e llastiqe, policia përgjigjet me ujë (VIDEO)

Kanë nisur tensionet tek Ministria e Arsimit, ku policia ka hedhur ujë kundrejt protestuesve. Autoboti me ujë ka përparuar, duke spostuar një grup protestuesish, të...
15:01 | 31/10/2026

Disa studentë ishin kundër bashkimit me PD, Noka: Opozitën nuk e largon askush nga sheshi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur lidhur me kundërshtimin e disa studentëve që PD dhe mbështetësit e saj të bashkohen në...
14:43 | 31/10/2026