Një aksident automobilistik është shënuar në rrugën Lezhë-Manati, në afërsi të lagjes Gurra, ku një automjet ka përfunduar i përmbysur jashtë karrexhatës.
Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz”, me drejtues një të ri. Ky i fundit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timonin, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me disa objekte anësore, përpara se makina të përmbysej.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.












