Reçi i Malësisë së Madhe është një nga zonat e njohura në Shqipëri për kultivimin e gështenjave. Me një masiv prej rreth 500 hektarësh, fshati tërheq vizitorë gjatë vjeshtës, kur nis edhe sezoni i vjeljes së këtij produkti.Këtë vit, prodhimi i gështenjave është më i ulët për shkak të thatësirës së tejzgjatur.