Në shtëpinë e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare në Gjirokastër, është zhvilluar aktiviteti letrar “Takohemi për një libër”. Dashamirës të letërsisë, mësues dhe të rinj gjimnazistë përjetuan emocionet dhe magjinë që përcjell libri dhe vepra letrare e Kadaresë.