Po afrohet gjithnjë e më shumë fillimi i derbit Milan-Inter dhe kanë nisur të zbulohen detajet e para rreth formacioneve që mund të zgjedhin trajnerët. Dyshimet më të mëdha janë në kampin zikaltër, ku Cristian Chivu ende nuk e ka vendosur përfundimisht se kush do të luajë në krah të Marcus Thuram në repartin ofensiv.
Në orët e fundit janë rritur ndjeshëm kuotat e Ange-Yoan Bonny, i cili duket se ka marrë një avantazh të lehtë ndaj Pio Espositos për një vend në formacionin titullar. Sulmuesi francez pritet të ketë më shumë mundësi për ta nisur nga minuta e parë sfidën kundër Milanit.
Një tjetër ndryshim pritet të jetë në krahun e majtë të mbrojtjes. Carlos Augusto po shkon drejt stolit, pasi vetëm së fundmi është rikuperuar nga një grip i rëndë dhe nuk pritet të rrezikohet që në fillim të ndeshjes. Në vend të tij do të aktivizohet Federico Dimarco.
Në mbrojtje, Chivu pritet t'i besojë sërish treshes së përbërë nga Ya`nn Bisseck, Manuel Akanji dhe Alessandro Bastoni.
Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2): Martinez; Bastoni, Akanji, Bisseck; Dimarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Diouf; Thuram, Bonny.
© SYRI.net
Kriza e Manchester United thellohet, Carrick në rrezik pas humbjes ndaj Chelsea
Hakimi shkëlqen me ‘tripletë’, PSG shkatërron Le Havre me rezultatin 5-1
Rregulli i veçantë shpëton Messin nga pezullimi: kartonët e verdhë mund të fshihen me sjellje të mirëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: