Protestuesit që morën pjesë në tubimin e 19-të, pas qëndrimit para Ministrisë së Arsimit, janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku situata është shoqëruar me tensione.
Me mbërritjen para godinës qeveritare, disa prej tyre kanë përdorur llastiqe duke qëlluar në drejtim të ndërtesës.
Ndërkohë, pranë tavolinës së gurit të vendosur nga kryeministri Edi Rama si simbol i dialogut, protestuesit kanë vendosur një pankartë me mesazhin: “Fundi juaj po vjen. Poshtë diktatura! Rroftë Shqipëria!”.













