
Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme pranë kthesës së Shtëpëzit, në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete.
Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia.
Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.



