Ish-mesfushori difensiv i Bayern Munich, Dietmar Hamman, tashmë në rolin e analistit, ka këshilluar yllin e ri të Bundesligës, Wael Mouhya, të mos nxitohet për t’u transferuar te kampionët në fuqi të Bundesligës, pas interesimit të vazhdueshëm të këtyre të fundit.
“Do të preferoja që ai të qëndronte te Borussia Monchengladbach edhe për një ose dy vite të tjera. Nëse shkon në Bayern Mynich shumë herët dhe nuk luan, do të të huazojnë, dhe atëherë situata bëhet e paqëndrueshme.
Është më mirë për lojtarin që të qëndrojë edhe për një ose dy vite të tjera, aty ku është”, tha Hamman për Sky Sports Germany.
Mouhya ka regjistruar shtatë paraqitje në kampionat këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë një asist, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe një herë në Kupën e Gjermanisë. 17-vjeçari konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në Bundesligë dhe është nën kontratë me Monchengladbach deri në vitin 2028. Vlera e tij aktuale në treg është 17 milionë euro.







