Pas përfundimit të protestës në zonën e Ministrisë së Arsimit, në ambientet përreth kanë mbërritur ekspertët e kriminalistikës, të cilët po mbledhin prova për të dokumentuar incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
Protesta nisi pikërisht pranë këtij institucioni, ku situata u përshkallëzua me hedhjen e molotovëve, djegien e koshave të mbeturinave dhe goditjen me gurë të forcave të Policisë.
Ndërkohë, pas marshimit, një grup protestuesish është zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku vijon tubimi.
Nga ana tjetër, Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mos përdorin llastiqe dhe të mos godasin efektivët.













