Ndarja nga jeta e Bashkim Zenelit, reagon Erion Veliaj: Edhe në ditët e tij më të vështira, gjeti kohën të më kujtonte

31/10/2026 16:58

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit Bashkim Zeneli.

Përmes një postimi, Veliaj shpreh dhimbjen për humbjen e mikut të tij, duke vlerësuar kontributin e tij në diplomaci dhe politikë, si dhe kujton me mirënjohje gjestin njerëzor që Zeneli bëri ndaj tij edhe në ditët më të vështira të jetës.

Veliaj e cilëson atë një mik fisnik dhe një personalitet që do të mbetet gjatë në kujtesën e atyre që patën fatin ta njihnin.

“Lamtumirë, i dashur Bashkim!

Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë.

Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.

U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë!”, shkruan Veliaj.

Top Channel