Tensionet janë përshkallëzuar para Kryeministrisë, ku disa protestues kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë.
Në përgjigje, policia ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion ndaj protestuesve, duke i detyruar këta të fundit të spostohen nga zona.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar afrimin e mëtejshëm të protestuesve drejt Kryeministrisë.













