Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesi-Ramës: Të vijë të gjejë një Antifa këtu, jam me status jetim nuk ka asnjë përkrahje nga ky shtet


Një prej protestuesve para Kryeministrisë shprehu pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke deklaruar se protesta nuk ka lidhje me mbështetjen për partitë politike, por është kundër Edi Ramës dhe Sali Berishës.

“Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja që, sipas tij, përfaqëson qëndrimin e protestuesve. Ai ngriti shqetësime edhe për gjendjen e spitaleve, arsimin dhe mungesën e mbështetjes sociale, duke treguar se është detyruar të punojë që në moshë të vogël pas humbjes së të atit.

“Është propagandë e këtyre për t’i futur frikën popullit. Por ne nuk e lëmë më, i kemi djegur anijet, jemi vetëm përpara. Nuk ikim nga ky shesh.

Këtu nuk ka Berishë, jemi kundër Ramës dhe kundër Berishës. “Rama në burg, Berisha në burg” është thirrja jonë. Spitalet nuk kanë asgjë, arsimi zero.

I ka kushtet Rama që do t’i mbajë fëmijët deri në 17:00 në shkolla. Kjo policia , janë banda kriminale të veshura me maskë. Nuk kam frikë, na thërret Atdheu do dal.

Le të vijë të na gjejë një Antifa këtu. Jam me status jetim më ka lënë baba 12 vjeç, jam detyruar të dal në punë në moshë të vogël, nuk ka asnjë përkrahje nga ky shtet”, tha një protestues, para Kryeministrisë.