Saturday, October 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

LIVE: Dita 19-të e protestës — tensione, përplasje; molotovë ndaj policisë, efektivët përgjigjen me ujë. Rama: Shiu i Halloween-it

timoni.al by timoni.al
October 31, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Dita e 19-të e protestës: nga Ministria te Kryeministria tensione/përplasje; molotovë, gurë, piroteknikë, efektivët me ujë me presion
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Protesta e 19-të zhvillohet në dy fronte: studentët para Ministrisë së Arsimit dhe një marshim i thirrur nga Partia Demokratike drejt Kryeministrisë. Studentët janë mbledhur para Ministrisë, ndërsa protestuesit demokratë, të udhëhequr nga deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati dhe të tjerë, marshuan drejt Kryeministrisë dhe qëndruan aty rreth 30 minuta. Kryetari i PD, Sali Berisha, kishte ftuar bashkimin në protestë, por nuk mori pjesë në marshim.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, grupi i PD-së u drejtua drejt Ministrisë së Arsimit, ku ndodheshin studentët. Në hyrje të Rrugës së Durrësit protestuesit u pritën me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa pati edhe një përplasje verbale me një protestues që kërkoi largimin e deputetëve të opozitës. Nga grupimi i demokratëve dëgjohej gjithashtu thirrja “Poshtë komunizmi”. Studentët dhe protestuesit e PD-së vazhduan të qëndrojnë në zonën e Rrugës së Durrësit.

Situata u tensionua para Ministrisë së Arsimit, ku Policia e Shtetit bëri thirrje për ndalimin e hedhjes së gurëve dhe sendeve të forta. Sipas policisë, një grup i maskuar ishte identifikuar dhe u paralajmërua se do të përballej me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u kërkua të distancoheshin. Pavarësisht paralajmërimeve, disa protestues hoqën pllaka guri nga trotuaret dhe i hodhën drejt forcave të policisë. Policia deklaroi se dha paralajmërimin e fundit dhe bëri thirrje që të mos sulmoheshin efektivët.

Para ministrisë u krijua një re tymi; fillimisht u raportua për flakadanë, por më pas u tha se ishte tym i zjarrit të fikur në kazanët e mbeturinave. Protestuesit vazhdonin me thirrjet “Ju erdhi fundi”. Policia kujtoi hyrjen në fuqi të aktit normativ që ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave.

Rreth orës 15:20 protestuesit nisën të hedhin një sasi molotovësh drejt policisë, për të cilën policia iu përgjigj me ujë. Pas orësh tensionesh protestuesit u larguan nga zona e Ministrisë dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku qëndruan fillimisht paqësisht. Situata para Kryeministrisë u tensionua më pas, rreth orës 16:30–17:00, pas hedhjes së bombave molotov drejt forcave; policia ndërhyri me autobotë uji dhe përmes megafonëve bëri thirrje që të ndalohen veprimet e dhunshme dhe protestuesit të largohen. Kryeministri Edi Rama reagoi me një postim dhe një koment ironik ndaj protestuesve.

Previous Post

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk ndalet, gjen sërish rrjetën dhe arrin 8 gola

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al