Aktualitet

Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia mësyn drejt tubuesve me ujë me presion

Situata në protestën para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar.

Hedhja e bombave molotovë në drejtim të efektivëve të policisë ka vijuar.

Ndërkohë, një tjetër episod është regjistruar gjatë tubimit, ku një dron i policisë që regjistronte protestën është rrëzuar në zonën e protestës.

Pas rrëzimit të tij, disa protestues janë parë duke vrapuar në drejtim të vendit ku përfundoi pajisja dhe filluan ta shkelmonin.

Ndërkohë, policia mësyn drejt protestuesve me ujë me presion për t’i shpërndarë.