
Situata është tensionuar në zonën e rrugës “Myslym Shyri”, ku protestuesit janë përballur me praninë dhe ndërhyrjen e forcave të Policisë. Një grup protestuesish është zhvendosur në rrugët e kësaj zone, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit dhe momente tensioni.
Policia është futur në këtë aks duke ndjekur qytetarët, ndërsa këta të fundit vijojnë shpërndarjen. Ndaj autoblindës së policisë është hedhur edhe një molotov, ndërsa efektivët më parë kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion pa masë.
Efektivët e Policisë kanë ndjekur nga pas protestuesit, ndërsa janë raportuar edhe shoqërime të disa personave. Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.
