E shtunë, 31 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Grepi i Artë”, Najada Elmazi dhe Julia Ilirjani zbulojnë prapaskenat e shfaqjes: Teatri si pasqyrë e realitetit shoqëror

Arti është një mënyrë për të shprehur veten, për të treguar histori, por edhe për të trajtuar tema që prekin shoqërinë. Për regjisoren Najada Elmazi, teatri është hapësira ku gjen veten dhe ku mund të eksplorojë edhe anët më të forta të krijimtarisë së saj.

Të ftuara në emisionin “Takohemi n’Vizion”, nën moderimin e Fjodora Fjorës, Elmazi dhe aktorja Julia Ilirjani kanë folur për shfaqjen “Grepi i Artë”, mesazhet që përcjell ajo, si dhe raportin e artit me realitetin shoqëror.

Reklamë

Gjatë bisedës, Julia Ilirjani u pyet nëse shfaqja lidhet me situatat e fundit në vend.

Julia Ilirjani: Shfaqja ka të bëjë me situatat e fundit në vend, jo me protestat.

Reklamë

Fjodora Fjora: Ka të bëjë me videot intime që dolën disa javë më parë?

Julia Ilirjani: Nuk di gjë, ti e the… Unë kam hequr dorë nga çfarë thonë të tjerët për mua që në momentin që kam ardhur në Tiranë. Fjalët e të tjerëve nuk t’i zgjidhin hallet e tua. Nuk më intereson shumë se çfarë mendojnë dhe çfarë thonë të tjerët për mua. Njerëzit që të duan dhe të besojnë nuk të vlerësojnë qoftë për një gabim, qoftë për një skandal, pakujdesi gjatë jetës tënde. Duhet të hapim pak zemrën dhe t’i pranojmë njerëzit ashtu si janë. Nëse do të fillojmë të bëjmë analiza për jetën tonë, nuk do të dalim të kulluar. Në një vend maskilist, që është Shqipëria për fat të keq, ku përveç dhunës verbale ka edhe dhunë fizike, të paktën të jemi aty për njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Elmazi rrëfen arsyet pse zgjodhi të vërë në skenë veprën “Grepi i Artë” të Bashkim Hoxhës, duke e cilësuar si një pjesë me personazhe të ndërtuara bukur dhe me një komunikim të drejtpërdrejtë me realitetin shqiptar.

Sipas saj, vepra trajton kurthet që njerëzit i ngrenë njëri-tjetrit, por ku në fund përfundojnë duke u kapur vetë. Madje, edhe publiku bëhet pjesë e këtij procesi, duke e gjetur veten përballë situatave dhe të vërtetave që përcjell shfaqja.

Fjodora Fjora: Pse ke zgjedhur teatrin si formën më të mirë për t’u shprehur?

Najada Elmazi: Teatri më vjen më natyrshëm, e gjej më shumë veten. Ti zbulon edhe pikat e tua më të forta.

Fjodora Fjora: “Grepi i Artë”, pse zgjodhe këtë shfaqje?

Najada Elmazi: Ne na mungon dramaturgjia shqiptare. Është fat që po arrij të merrem me një pjesë të tillë. Ka karaktere të vizatuara shumë bukur dhe komunikon shumë mirë me realitetin. “Grepi i Artë” është grepi që personazhet i hedhin njëri-tjetrit, por ata arrijnë të kapen vetëm duke e zbuluar atë. Është ky kurthi që ne i ngremë njëri-tjetrit, por përfundojmë të kapur vetë. Edhe publiku në fund ndihet i përgjuar, kupton që ka qenë pjesë e procesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.