Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sa i përket përplasjeve mes protestuesve dhe militantëve të PD-së. Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, Agron Gjekmarkaj tha për Anila Hoxhën se ata që bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë mbështetësit e Arlind Qorit dhe se studentët e dinë që PD është në krah të tyre.