Protesta e sotme është zhvendosur nga zona e Kryeministrisë në rrugët e kryeqytetit, ku situata vijon të jetë e tensionuar.
Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa në zonën e “Myslym Shyrit” disa prej tyre kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të autobotit të ujit.
Në përpjekje për t’i shpëtuar ndërhyrjes së efektivëve dhe shoqërimeve në komisariat, protestues të tjerë janë futur në rrugicat pranë zonës. Ndërkohë, ndjekja nga policia vijon.












