Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren

31 Tetor 2026 | 18:20

Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Sipas raportimeve, deri më tani policia nuk ka arritur të identifikojë se ku janë zhvendosur grupet e protestuesve. Ndërkohë, nga pamjet e fundit, protesta duket se është shpërndarë, por efektivët vijojnë të qëndrojnë në terren.

Gazetari Eni Ferhati raporton se disa persona janë shoqëruar në komisariate pas incidenteve të regjistruara pranë Ministrisë së Arsimit, ku pati hedhje molotovësh dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas disa thirrjeve përmes megafonëve dhe përdorimit të autobotëve me ujë, policia arriti të shpërndajë turmën, duke i larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë së përcaktuar.

Ndërkohë, kontrollet dhe patrullimet e forcave të rendit vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas shpërndarjes nga policia, një grup protestuesish me flamuj në duar bëjnë rezistencë përpara autobotit me ujë

Pas shpërndarjes me ujë nga policia, një grup i vogël protestuesish kanë bërë qëndresë përpara autobotëve me ujë dhe forcave të policisë. Sipas pamjeve, një...
17:44 | 31/10/2026

Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës

Gjatë qëndresës te Kryeministria, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës dhe autobotëve me ujë, ndërsa policia u është përgjigjur me ujë dhe gaz...
17:01 | 31/10/2026

Tensionet në protestë, ekspertët e kriminalistikës në Ministrinë e Arsimit

Tashmë tek Ministria e Arsimit janë vetëm ekspertët e kriminalistikës të cilët po mbledhin provat. Kjo vjen pasi qytetarët e nisën aty si fillim protestën...
16:28 | 31/10/2026