Lajmi i fundit

LIVE/ Policia dhunë ndaj protestuesve, qytetarët marshim në disa rrugë

Il Fatto Quotidiano: Protesta të reja kundër Ramës në Shqipëri, kazanë në flakë dhe bomba molotovë në Tiranë

Il Fatto Quotidiano: Protesta të reja kundër Ramës në Shqipëri, kazanë në flakë dhe bomba molotovë në Tiranë

18:25, 31/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tirana është sërish në revoltë.

Grupe studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën gurë e bomba molotovë, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë zgjatën rreth 30 minuta. Një pjesë e turmës u tërhoq, por marshimi vijoi drejt Kryeministrisë, pavarësisht shiut. Në vendin ballkanik, protestat kundër qeverisë vijojnë prej muajsh dhe që nga tetori janë ashpërsuar.

Edhe opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, iu bashkua protestës së studentëve.

Pranë ministrisë u dislokuan shumë efektivë të policisë së ndërhyrjes së shpejtë. Qeveria shqiptare, njësoj si ajo italiane, ka ashpërsuar qëndrimin ndaj protestuesve, duke vendosur gjoba deri në 5500 euro për pjesëmarrësit përgjegjës për akte dhune.

Disa godina publike, mes tyre ministri dhe gjykata, si edhe shumë biznese, janë djegur ose dëmtuar.

Qeveria e socialistëve është në pushtet që nga viti 2013. Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, ErvinDemo, ka bërë të ditur se deri tani janë plagosur rreth 350 persona, mes tyre afërsisht 200 punonjës policie, rreth 100 protestues dhe rreth 40 kalimtarë. /IlFattoQuotidiano-Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco