
Edhe pse protesta është shpërndarë prej rreth 1 orë, masat e shtuara të sigurisë vijojnë të jenë prezente në kryeqytet.
Në kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë qëndron ende një automjet ujëhedhës, i shoqëruar nga efektivë të shumtë policie.
Prania e forcave të rendit vijon edhe në drejtim të rrugës “Myslym Shyri”, ku më herët ndodheshin një grup protestuesish.
Në këtë zonë nuk ka më protestues, ndërsa policia vijon të mbajë nën kontroll situatën dhe të qëndrojë në gatishmëri.